Ndërlidhjet

Vritet pjesëtari i Këshillit të Paqes në Afganistan


Persona të armatosur kanë vrarë një pjesëtar të Këshillit për dialogun e paqes me talibanët, në Afganistan.

Zyrtarët thanë se Sheirin Agha u qëllua me armë zjarri deri sa po falej në xhami.

Presidenti Ashraf Ghani dënoi sulmin.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Në të kaluarën, talibanët sulmuan anëtarë të Këshillit të Lartë Paqësor, një grup i krijuar nga qeveria e ish presidentit Hamid Karzai, që ka për qëllim negociatat me militantët.

Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s, zyrtarisht i dhanë fund misionit të tyre ushtarak në Afganistan në fund të vitit 2014, duke e lënë sigurinë në duart e ushtrisë së vendit.

XS
SM
MD
LG