Ndërlidhjet

Protesta kundër "islamizimit të shkollave" në Turqi


Mijëra persona marshuan dhe qindra studentë dhe mësimdhënës bojkotuan mësimin nëpër shkolla në disa qytete të Turqisë, për të protestuar, atë që ata e quajnë rritje të influencës islamike nëpër orë të mësimit.

Mediat vendore raportuan se polica përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit në qytetin Izmir, ndërsa rreth 10 persona u ndaluan në Stamboll për organizim të bojkotit shkollor.

Kritikët e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan e akuzojnë atë se po ndërton arsim të fokusuar në fenë islame, në një përpjekje për të realizuar qëllimin e tij për ngritjen e "gjeneratave të devotshme”.

Turqia në vitet e fundit ka rritur numrin e shkollave dhe lëndëve fetare.

Protestuesit po kërkonin planprogram më shkencor dhe jo-fetar në shkollat publike.

Disa prej studentëve, shkuan nëpër muze shkencorë në vend të shkollës, për të protestuar kundër prioritetit që po u jepet lëndëve fetare.

XS
SM
MD
LG