Ndërlidhjet

Serbi: Arrestohen tre persona nga Presheva


Policia e Serbisë
Policia e Serbisë

Autoritetet e rendit në Serbi kanë arrestuar tre persona nga Presheva, nën dyshimet se kanë trafikuar njerëz, të cilët kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror, ka njoftuar ministria serbe e Punëve të Brendshme.

Të arrestuarit dyshohet se kanë ndihmuar në transportimin e dhjetë shtetasve nga Siria, për të cilët thuhet të kenë hyrë paligjshëm në territorin e Serbisë.

Informacione të tjera nuk janë dhënë, përveç faktit se të dyshuarve u është shqiptuar masa e parandalimit prej 48 orësh.

XS
SM
MD
LG