Ndërlidhjet

Betejë me tanke në Donjeck


Ukrainë
Ukrainë

Një betejë më tanke u raportua se është zhvilluar në lindje të Ukrainës, derisa forcat qeveritare vazhdojnë të luftojnë me separatistët pro-rusë, përpara afrimit të armëpushimit.

Njësia pro-qeveritare Azov raportoi më 13 shkurt se është përfshirë në luftime të ashpra me njësitë separatiste në fshatin Shyrokyne, district i Donjeckut.

Raportet thanë se artileri e rëndë është përdorur gjatë betejës.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleh Turchynov tha se forcat qeveritare kishin marrë kontrollin në fshatra tjetra të rajonit, përfshirë Pavlopil, Kominternove, Lebedynske dhe Berdyanske.

Nuk u raportua viktima.

Kjo betejë vjen pas marrëveshjes të sapo arritur në Minsk, mes Ukrainës dhe Rusisë, për të filluar armëpushimin në mesnatën e 15 shkurtit.

XS
SM
MD
LG