Ndërlidhjet

Tetë militantë të Shtetit Islamik (IS) janë vrarë në një bazë ajrore ku Shtetet e Bashkuara dhe forcat tjera të koalicionit janë duke i trajnuar trupat e Irakut.

Koloneli Steve Warren, zëdhënës në Pentagon, tha se raportet fillestare të së premtes tregojnë se të gjithë sulmuesit e Shtetit Islamik u vranë nga trupat irakiane në këtë bazë, që ndodhet në provincën veriore të Anbarit.

Rreth 400 trupa amerikane ndodhen në këtë bazë, por Warren tha se asnjë nga ta nuk u përfshi në luftimet.

Mbikëqyrësit ajrorë amerikanë u dërguan me helikopterë te baza, por në kohën kur arritën nga Bagdadi, sulmi kishte marrë fund, dhe nuk kishte pasur nevojë që të ndërhynin.

Në Irak, momentalisht ndodhen afër 2,600 trupa amerikanë. Nga ta, rreth 450 janë të angazhuar në trajnim të trupave të Irakut në 3 baza të ndryshme përreth shtetit.

Forcat nga pjesëtarë tjerë të koalicionit, mbajnë trajnime në katër rajone tjera të Irakut.

XS
SM
MD
LG