Ndërlidhjet

Fillon karnevali në Rio de Janeiro


Ilustrim
Ilustrim

Karnevali pesëditësh me festimet dhe paradat nëpër rrugë, që e bëjnë me famë botërore Rio de Janeiron, nisi të premten.

Ky karneval vjen në kohën kur Brazili është i mbushur me lajme të këqija rreth rënies së ekonomisë në vend dhe ngritjes së akuzave për korrupsion.

Në ceremoninë vjetore, që shënon fillimin zyrtar të festimeve, kryetari i Rios, Eduardo Paes dorëzoi çelësat e qytetit te mbreti Momo, një figurë mitike të vendit.

Muzikantët nga Unidos da Tijuca, grupi samba që fitoi në garën e paradës së vitit të kaluar, luajti disa këngë të famshme vendore, derisa qyteti ishte mbushur me valltarë që vallëzonin me lëvizjet e tyre unike.

Paes pranoi se karnevali po zhvillohet në kohë kur vendi po përballet me rënie ekonomike, por megjithatë tha se “karnavali sjell lehtësim”.

"Ne kemi shumë probleme, shumë sfida dhe shumë e defekte", tha ai, "por jemi shumë krenar që jetojmë në një qytet si Rio de Janeiro."

XS
SM
MD
LG