Ndërlidhjet

IS merr kontrollin mbi qytetin në afërsi të bazës amerikane


Ilustrim

Ilustrim

Pentagoni ka konfirmuar se militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë nën kontrollë një qytet që gjendet në afërsi të një baze ajrore, ku koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të i trajonjnë forcat irakiane.

Një zëdhënës i Pentagonit ka konfirmuar se militantët e kanë marrë kontrollin mbi al-Baghdadi dhe sipas tij, kjo është hera e parë brenda një muaji që militantët e kanë kapur territor të ri.

Marrja e al-Baghdadit ka ndodhur në ditrën kur militantët e IS-it e kanë nisur një ofenzivë në afërsi të bazës ajrore al-Asad.

Pentagoni tha se disa luftëtarë të IS-it janë vrarë më 13 shkurt gjatë sulmeve në provincën Anbar.

Nuk është raportuar për trupa irakiane apo amerikane të vrarë.

Pentagoni tha se sulmi nga militantët po udhëhiqej nga së paku disa kamikazë, disa prej të cilëve kanë arritur t’i shpërthejnë bombat e tyre para se të njëjtit të vriteshin nga trupat irakiane

XS
SM
MD
LG