Ndërlidhjet

Obama kërkon masa shtesë për mbrojtje nga sulmet kibernetike


 Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, iu ka bërë thirrje udhëheqësve të industrisë së teknologjisë që të ofrojnë më shumë informacione për administratën e tij, në mënyrë që të dihet për sulmet e mundshme kibernetike.

Përveq me administratën e tij, Obama ka kërkuar që kompanitë, informacionet mbi kërcënimet kibernetile, t'i shkëmbejnë edhe mes vete,

Duke folur para drejtuesve të industrisë së teknologjisë në Poli Alto, zemra e Silicon Valley, Obama tha se hapësira kibernetike aktualisht po përballet me tentime të përditshme të sulmeve të hakerëve.

Hapësira kibernetilke sipas Obamës, është një sfidë për sigurinë kombëtare, atë publike si dhe për ekonomiknë e SHBA-ve.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se komapanitë Intel, Apple e Banka e Amerikës u dakroduan për nënshkrimin e një marrëveshje me qëllim të sigurisë kibernetike.

Samiti në Poli Alto është mbajtur në kohën e rritjes së shqetësimeve për sulme kibernetike, e sidomos pas sulmit të hakerëve në kompaninë Sony Pictures me ç’rast ka pasur ekspozim të të dhënave personale për amerikanët.

XS
SM
MD
LG