Ndërlidhjet

Kanadaja parandalon “vrasjet” për Shën Valentin


Ilustrim
Ilustrim

Policia kanadeze ka njoftuar se e ka parandaluar një sulm në të cilin dy persona kishin planifikuar të shtinin në masë në provincën bregdetare Nova Scotia, në ditën e Shën Valentinit.

Policia Mbretërore Kanadeze ka njoftuar përmes një deklarate të lëshuar, se të dyshuarit të cilët i ka ndaluar policia janë një burrë 19 vjeçar nga Timberlea, Nova Scotia, dhe një grua 23 vjeçare nga Geneva, Illinois.

Një zyrtar anonim brenda policisë i ka thënë agjencisë AP se të dyshuarit me sa duket ishin të obsesionuar pas vrasjeve dhe pas arrestimit të tyre, janë gjetur tek të dyshuarit fotografi të shuma të vrasjeve masive.

Policia ka thënë se edhe dy burra nga Nova Scotia, njëri 20 vjeç dhe tjetri 17, janë poashtu të dyshuar.

Hetuesit janë duke punuar për ta zbuluar rolin e tyre në grup.

XS
SM
MD
LG