Ndërlidhjet

Sulmohet një ekip i poliomelitit në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët në Pakistan thonë se persona të armatosur e kanë vrarë vozitësin e një furgoni që mbante dy ponëtorë të poliomelitit në veriperëndim të vendit.

Të shtënat kanë ngjarë në rajonin e trazuar Khyber, ku ushtria është në konflikt me talebanët që kanë lidhje me Al-Kaidën.

Zyrtarët lokalë thanë se punëtorët e poliomelitit po i bënin përgatitjet e fundit para një fushate të vaksionimit e cila fillon më 16 shkurt.

Punëtorët shëndetësorë kanë shpëtuar pa lëndime.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë ndonëse ekstremistët islamistë kanë kryer në vazhdimësi sulme ndaj punonjsve të poliomelitit, me arsyetimin se ata janë spiunë dhe uniforma shëndetësore është vetëm mbulim.

Pakistani, Afganistani dhe Nigeria janë tri vendet e vetme në botë ku poliomeliti mbetet epidemi.

XS
SM
MD
LG