Ndërlidhjet

logo-print

Kapiteni i anijes në Hong Kong dënohet për 39 vrasje


Ilustrim

Ilustrim

Kapiteni i një anije që është përplasur në Hong Kong, është gjetur fajtor për vrasjen e 39 njerëzve, në mesin e të cilëve edhe tetë fëmijë.

Një gjykatë në Hong Kong e ka dënuar Lai Sai-ming për 39 akuza të vrasjes gjatë një aksidenti të vitit 2012.

Ky aksident në Hong Kong është fatkeqësia më e madhe detare në këtë pjesë në katër dekadat e fundit.

Lai u gjet fajtor edhe për rrezikimin e jetës së të tjerëve që gjendeshin në det.

Avokati i Lui tha se verdikti do të shpallet më 16 shkurt.

Shkak i aksidentimit të anijes, më 1 tetor të vitit 2012 në afërsi të ishullit Lamma, ishte shpejtësia e madhe e anijes që po e drejtonte Lui.

Shoferi i anijes tjetër u shpall i pafajshëm për vrasje, por u dënua për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Më shumë se 100 pasagjerë kishin qenë në anijet e aksidentuara ndërsa rreth 40 prej tyre kishin humbur jetën.

XS
SM
MD
LG