Ndërlidhjet

Vazhdojnë bombardimet nga rebelët në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Disa orë para se të nis armëpushimi në Ukrainën lindore, rebelët pro-rusë kanë vazhduar me bombardime.

Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, bombardimet e kanë cak qytetin e kontrolluar nga qeveria, Debaltseve.

“Rebelët po e shkatërrojnë qytetin Debaltseve. Ka bombardime të pandalshme drejt zonave të banimit dhe ndërtesave. Qyteti është në flakë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Vyacheslav Abroskin, shef i policisë pro-Kiev.

Marrëveshja e armëpushimit e cila pritet të hyj në fuqi mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, është nënshkruar gjatë kësaj jave në Minsk të Bjellorusisë në mes të udhëheqësve të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.

XS
SM
MD
LG