Ndërlidhjet

Djali i Jackie Chan kërkon falje pas lirimit nga burgu


Aktori Jackie Chan
Aktori Jackie Chan

Me të dalë nga burgu ku kishte qëndruar për gjashtë muaj për posedim të drogës, djali i aktorit Jackie Chan, ka kërkuar falje.

Jaycee Chan, 32 vjeçar, tha gjatë një konference për media në Pekin, se shpreh keqardhje për sjelljet e tij që çuan në arrestimin e tij në gusht të vitit të kaluar së bashku me aktorin tajvanez Ko Kai dhe të tjerët.

Chan dhe Ko janë testuar dhe testi i tyre për marihuanë ka dalë të jetë pozitiv në ditën kur ata janë arrestuar.

Gjatë bastisjeve të policisë në shtëpinë e Chan në Pekin ishte gjetur një sasi prej më shumë se 100 gramë drogë.

Ai zyrtarisht u akuzua në dhjetor për veprën penale të posedimit të drogës.

Teksa është shprehur i penduar për veprimet e disa muajve më parë, Chan ka thënë se tashmë planifikon t’i përkushtohet karrierës dhe të kalojë kohë më shumë me familjen e tij.

Konferenca e mbajtur nga ai, është transmetuar drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror CCTV.

XS
SM
MD
LG