Ndërlidhjet

Ish-kryeministri libanez viziton Libanin


Saad al-Hariri i shoqëruar nga truprojat e tij
Saad al-Hariri i shoqëruar nga truprojat e tij

Ish-kryeministri i Libanit, Saad al-Hariri, ka arritur në Liban për ta shënuar dhjetë vjetorin e vrasjes së babait të tij.

Sipas mediave të atjeshme, Saad al-Hariri gjatë ditës së sotme pritet ta mbaj një fjalë rasti në përvjetorin e vrasjes së babait të tij në Beirut.

Saad al-Hariri, e ka vizituar shumë rrallë Libanin që nga largimi i tij nga vendi në vitin 2011 pasi që ishte rrëzuar nga pushteti së bashku me qeverinë.

Saad al-Hariri tashmë jeton në Arabinë Saudite dhe në Francë.

Babai i tij, Rafik al-Hariri, u vra si rezultat i shpërthimit të një bombe në Beirut, bomë e cila thuajse ishte shkaktare e luftës civile në Liban.

Gjatë shpërthimit të dhjetë viteve më parë, ishin vrarë edhe 21 njerëz të tjerë.

XS
SM
MD
LG