Ndërlidhjet

Luftime mes shiitëve dhe sunitëve në Jemen, 26 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët jemenas të sigurisë dhe burime ushtarake thonë se si rezultat i luftimeve në mes të rebelëve shiitë dhe fiseve sunite në jug të vendit, kanë mbetur të vdekur së paku 26 persona.

Rebelët e njohur si Houthis janë mbështetur krahas forcave ushtarake në luftimet ndaj fiseve në provincën Bayda.

Houthis nga lluftimet e fundit ka humbur dhjetë anëtarë të grupit, derisa nga fiset sunite kanë vdekur 10 persona.

Dhjetëra mijëra persona kanë marshuar në shenjë proteste kundër grupit Houthis në qytetet Ibb, Taiz, Hodeida, Dhamar dhe në kryeqytetin Sanaa.

Në Ibb protestuesit ua kanë dhënë flakën disa automjeteve ushtarake para se të shpërndaheshin nga rebelët.

Gjatë ditës së sotme në Jemen edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se e kanë mbyllur ambasadën për shkak të sigurisë.

XS
SM
MD
LG