Ndërlidhjet

logo-print

Libani përkujton kryeministrin në 10 vjetorin e vrasjes së tij


Rafik Hariri

Rafik Hariri

Libani e ka shënuar sot dhjetë vjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit Rafik Hariri, ngjarje e cila e kishte zhytur vendin në trazira politike.

Hariri, një politikan sunit mysliman, ishte vrarë së bashku me 20 persona të tjerë, si rezultat i shpërthimit të një bombe në Beirut.

Mbështetësit e tij, familjarë dhe shumë politikanë libaneszë, e kanë vizituar varrin e tij ndërsa fotografitë e tij janë vendosur në tërë qytetin.

Djali i tij, Saad Hariri, gjithashtu ish-kryeministër, ka arritur pa paralajmëruar në Liban, për të marrë pjesë në këtë përvjetor.

Saad Hariri është larguar nga Libani në vitin 2011 dhe tashmë jeton në Arabinë Saudite dhe Francë.

XS
SM
MD
LG