Ndërlidhjet

logo-print

Një civil i vrarë dhe tre policë të plagosur në Kopenhagë


Kopenhagë, 14 shkurt 2015

Kopenhagë, 14 shkurt 2015

Një civil i vrarë dhe tre policë të plagosur është bilanci i sulmeve të sotme në Kopenhagë të Danimarkës në kohën kur po mbahej një debat mbi islamin dhe fjalën e lirë.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm artisti suedez, Lars Vilks, i cili është autor i karikaturave të diskutueshme të Profedit Muhamed si dhe ambasadori francez, Francois Zimeray.

Vilks dhe Zimeray nuk janë lënduar në këtë sulm.

Përshkrimi i Profetit nga Vilsk si një “qen” kishte ngjallur zemërime në vitin 2007 dhe ai ka qenë në mbrojte të vazhdueshme të policisë pas kërcënimeve me vdekje.

Persona të armatosur kanë hapur zjarr teksa po mbahej kjo ngjarje ndërsa i kanë lënë të lënduar tre policë.

Jashtë objektit janë dëgjuar dhjetëra të shtëna dhe si rezultat i tyre është raportuar për një civil të vrarë.

Policia është në kërkim të dy të dyshuarve të cilët janë të armatosur

XS
SM
MD
LG