Ndërlidhjet

logo-print

Hyn në fuqi armëpushimi në Ukrainë


Donjeck, Ukrainë

Donjeck, Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka urdhëruar forcat ushtarake që të ndalojnë luftimet në lindje të vendit, në përputhje me marrëveshjen e re për armëpushim.

Sipas kësaj marrëveshjeje, edhe forcat e Ukrainës, edhe separatistët pro-rusë është dashur të ndalojnë luftimet një minutë pas mesnatës së 15 shkurtit.

Raportohet se në shumicën e zonave është qetësi.

Por, sipas analistëve 48 orët e ardhshme janë kritike.

XS
SM
MD
LG