Ndërlidhjet

Protesta në Turqi kundër vrasjes së një gruaje


Ilustrim
Ilustrim

Mijëra gra në Turqi kanë protestuar kundër vrasjes së një vajze të re, e cila i ka rezistuar përpjekjes së një shoferi të autobusit për ta përdhunuar.

Policia ka gjetur trupin e djegur të Ozgecan Aslan, 20 vjeçe, në një shtrat të lumit në qytetin Mersin, të premten.

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me vdekjen e saj – shoferin e autobusit, babain e tij dhe një mik të tyre.

Presidenti dhe kryeministri i Turqisë kanë thirrur familjën e Aslanit për t’iu shprehur ngushëllime.

Aslan, studente e psikologjisë, është rrëmbyer të premten, derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi.

Shoferi thuhet se ka bërë përpjekje për ta përdhunuar, por ajo e ka sulmuar me një sprej.

Më pas, Aslan është therur për vdekje dhe është goditur me një mjet të hekurt në kokë.

Brutaliteti i vrasjes ka shkaktuar zemërim në gjithë Turqinë.

Mijëra gra kanë protestuar në disa qytete të shtunën, përfshirë Ankaranë, Stambollin dhe Mersinin.

XS
SM
MD
LG