Ndërlidhjet

Kupa e Kriketit 2015: Pakistani vs India


Ilustrim
Ilustrim

India dhe Pakistani përballen sot në Kampionatin Botëror të Kriketit.

Një audiencë globale prej 1.5 miliard njerëzish pritet të ndjekë lojën që do të mbahet në jug të Australisë.

Australia dhe Zelanda e Re janë bashkënikoqure të turneut gjashtëjavor, ku marrin pjesë 14 ekipe.

Për herë të parë në këtë Kupë të Botës paraqitet Afganistani, lojtarët e të cilit kanë mësuar lojën si refugjatë në Pakistan.

Talibanët kanë ndaluar kriketin kur ata kanë sunduar në Afganistan.

XS
SM
MD
LG