Ndërlidhjet

logo-print

Shtetet e Gjirit kërkojnë aksionin e OKB-së në Jemen


Jemen

Jemen

Shtetet e Gjirit Arab u kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin aksione me forcë në Jemen, ku milicia shiite ka marrë kontrollin e pushtetit.

Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të marrë vendimin bazuar në Kapitullin e Shtatë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, i cili lejon përdorimin e forcës ushtarake nëse ka shkelje të paqes dhe akte të agresionit.

Rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana në shtator dhe të zyrës së presidentit muajin e kaluar.

Më 6 shkurt, rebelët kanë shpërndarë edhe parlamentin dhe kanë formuar një asamble dhe qeveri të përkohshme.

XS
SM
MD
LG