Ndërlidhjet

Jahjaga në inaugurimin e presidentes kroate


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Zagreb, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentes së re të Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

“Krenare për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në Facebook.

Në ceremoninë e inaugurimit merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Grabar Kitaroviq ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci më 11 janar të këtij viti.

Pas inaugurimit, ajo do të jetë njëra nga vetëm 11 presidentet e shteteve në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG