Ndërlidhjet

Armëpushimi në Ukrainë duket se po respektohet


Ukrainë, 15 shkurt 2015.
Ukrainë, 15 shkurt 2015.

Armëpushimi në Ukrainë, i cili ka hyrë në fuqi në mesnatë, është duke u mbajtur, pavarësisht raporteve për disa granatime të vogla.

Pikë kryesore e shqetësimit mbetet zona përreth qytetit Debaltseve, ku ditëve të fundit ka pasur luftime të rënda midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

“Forcat e armikut janë ende të përqendruara në Debalsteve dhe në qytetin Shirokino. Situata e përgjithshme në lindje të Ukrainës tregon shenja të stabilizimit”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko.

Marrëveshja për armëpushim është arritur të enjten në Minsk nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ai i Rusisë, Vladimir Putin, i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Moskën se ndihmon separatistët me armë dhe trupa të saj.

Moska i hedh poshtë akuzat.

Konflikti në lindje të Ukrainës ka nisur qysh në prill të vitit të kaluar dhe ka marrë mbi 5,400 jetë njerëzish.

XS
SM
MD
LG