Ndërlidhjet

Rusia kujton ushtarët që i shërbyen jashtë vendit


Ilustrim

Ilustrim

Rusia është sot në festë, për nder të ushtarëve të saj “që kanë shërbyer jashtë vendit”.

Festa, e cila është institucionalizuar më 2010, shënohet më 15 shkurt, datën kur forcat sovjetike kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga Afganistani më 1989.

Kreu i Unionit të veteranëve rusë në Afganistan, Frants Klintsevich, ka vënë kurorë me lule në një memorial të Moskës dhe ka thënë se “mbi 15,000 ushtarë dhe oficerë kanë vdekur për idealet e internacionalizmit në tokën e Afganistanit”.

“Guximi dhe heroizmi i veteranëve në Afganistan nuk kanë datë të skadimit”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG