Ndërlidhjet

Universiteti “Hasan Prishtina” mbush 45 vjet


Ilustrim

Ilustrim

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbushur sot 45 vjet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar mësimdhënësit, studentët dhe të gjithë ata që, sipas tij, kanë dhënë gjithçka për themelimin dhe avancimin e kësaj vatre të dijes.

“Duke qenë i vetëdijshëm për të gjitha sfidat jo të lehta me të cilat përballet sot në kohë tranzicioni, jam i sigurt se Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ do ta rrisë cilësinë në të gjitha segmentet, duke mëtuar të luajë rol edhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

XS
SM
MD
LG