Ndërlidhjet

Kërcënimi për sulm anulon karnevalin në Gjermani


Gjermani - foto arkivi
Gjermani - foto arkivi

Një karneval të Braunshvajh të Gjermanisë është anuluar në momentin e fundit për shkak të kërcënimeve për një sulm islamist, ka njoftuar policia.

Në deklaratën e saj thuhet se “kërcënimi specifik për sulm islamist” është identifikuar nga burimet e sigurisë shtetërore.

Policia u ka bërë thirrje njerëzve që kanë planifikuar të ndjekin karnevalin, të qëndrojnë në shtëpi.

Ngjarja është anuluar vetëm 90 minuta para se të niste.

Karnevali në Braunshvajh mbledh rreth 250,000 vizitorë çdo vit.

Mbi 4,000 pjesëmarrës me rroba të zbukuruara marshojnë 6 kilometra rrugë, përmes qytetit.

XS
SM
MD
LG