Ndërlidhjet

Vdes miliarderi italian i Nutellës


Ilustrim
Ilustrim

Miliarderi italian, Michele Ferrero, i cili është bërë njeriu më i pasur në Itali me brendin e ëmbëlsirës Nutella, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Ferrero ka luftuar me një sëmundje që disa muaj, ndërsa ka vdekur të shtunën në Monte Karlo.

“Kam mësuar me emocion për vdekjen e Michele Ferreros, një sipërmarrës i vërtetë, i njohur dhe i dashur në Itali dhe jashtë saj”, ka thënë presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Ka qenë babai i Ferreros, Pietro Ferrero, i cili ka krijuar recetën e Nutellës.

Ai ka shtuar lajthi në përzierje, për të kursyer paratë në kakao, e cila ka qenë e kufizuar pas Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG