Ndërlidhjet

Sulmuesi në Kopenhagë mund të jetë frymëzuar nga Parisi


Kopenhagë

Kopenhagë

Agjencia daneze e inteligjencës, PET, ka thënë se hetuesit kanë identifikuar të dyshuarin e sulmeve vdekjeprurëse në Kopenhagë dhe se ai është dikush që ka qenë në “radarin” e agjencisë.

Kreu i PET-it, Jens Madsen, megjithatë, nuk e ka zbuluar identitetin e tij.

Ai ka thënë se personi i armatosur mund të jetë frymëzuar nga radikalizmi islamik.

“PET është duke punuar në teorinë se kryesi i sulmeve mund të jetë frymëzuar nga ngjarjet në Paris”, ka thënë Madsen.

Të shtunën, një person i armatosur ka vrarë dy persona në Kopenhagë dhe ka plagosur disa të tjerë.

Kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, i ka përshkruar këto sulme si “akt cinik të terrorit kundër Danimarkës”.

Policia ka thënë sot se ka qëlluar për vdekje një person, i cili besohet se ka kryer sulmet e djeshme.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG