Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina arreston ish-aleatin e Yanukovychit


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Autoritetet në Ukrainë kanë arrestuar Oleksandr Yefremovin, ish-guvernatorin e Luhanskut dhe ish-kreun e fraksionit parlamentar të Partisë së Rajoneve.

Prokurori i përgjithshëm, Viktor Shokin, ka thënë se Yefremov do të akuzohet për abuzim të pushtetit.

Ai ka thënë se Yefremov është arrestuar një ditë më herët, por nuk ka bërë të ditur se në çfarë rrethanash.

Yefremov ka qenë aleat i afërt politik i ish-presidentit Viktor Yanukovych derisa ky i fundit është larguar nga Ukraina, në shkurt të vitit 2014.

Pas largimit të Yanukovychit, Yefremov ka lëshuar një deklaratë, duke fajësuar atë dhe këshilltarët e tij të afërt brenda administratës presidenciale për kaosin në vend.

XS
SM
MD
LG