Ndërlidhjet

Dënohet udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane në Jordani


Jordani
Jordani

Një udheheqës i Vëllazërisë Myslimane në Jordani është dënuar me 18 muaj burgim, për shkak se ka kritikuar Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zaki Bani Rushaid është gjetur fajtor për dëmtim të marrëdhënieve me një vend të huaj.

Ky është rasti i parë i tillë kundër një figure të lartë opozitare në Jordani, në disa vite.

Rushaid ka kritikuar Emiratet e Bashkuara Arabe, mbështetëse kryesore financiare të Jordanisë, për shtypje të Vëllazërisë Myslimane.

Si zëvendëskryetar i Vëllazërisë Myslimane në Jordani, ai ka udhëhequr protestat kundër qeverisë.

Ai është arrestuar në nëntor, pasi ka shkruar se sunduesit e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk kanë legjitimitet.

XS
SM
MD
LG