Ndërlidhjet

logo-print

Policia daneze bastis një internet-kafe


Policia daneze ka publikuar foton e sulmuesit të dyshuar në Danimarkë.

Policia daneze ka publikuar foton e sulmuesit të dyshuar në Danimarkë.

Mediat daneze raportojnë se policia ka bastisur një internet-kafe në Kopenhagë, pranë vendit ku autoritetet e rendit kanë vrarë një person, i cili dyshohet se ka kryer dy sulme vdekjeprurëse të shtunën në këtë qytet.

TV2 ka treguar pamje të policëve jashtë internet-kafesë dhe ka thënë se së paku dy njerëz janë marrë nga policia.

Bastisja është bërë disa orë pasi policia ka thënë se është duke bërë kërkime në disa pjesë të Kopenhagës.

Dy sulme të ndara, në një tubim për fjalën e lirë dhe në një sinagogë, kanë vrarë të shtunën dy civilë dhe kanë plagosur pesë zyrtarë policorë.

Shefi i inteligjencës daneze, Jens Madsen, ka thënë se personi i armatosur ka qenë i njohur për shërbimet e inteligjencës, por ai nuk e ka zbuluar identitetin e tij.

Madsen ka thënë se hetuesit besojnë se personi i armatosur ka qenë i frymëzuar nga radikalizmi islamik.

XS
SM
MD
LG