Ndërlidhjet

Një grua vetëvrasëse sulmon një stacion autobusësh në Nigeri


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi

Një sulmuese vetëvrasëse ka hedhur veten në erë në një stacion të populluar të autobusëve në verilindje të Nigerisë, duke vrarë së paku pesë persona dhe plagosur 30 të tjerë.

Dëshmitarët kanë thënë se shumica e viktimave janë fëmijë, të cilët kanë qenë duke shitur kikirikë ose duke lypur para.

Shpërthimi ka ndodhur në Damaturu, kryeqytetin e shtetit Jobe.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por grupi islamist i Boko Haramit dyshohet se qëndron prapa tij.

Boko Haram gjithnjë e më shumë është duke përdorur gratë dhe vajzat për sulme vetëvrasëse.

Sulmi të dielën ka ndodhur katër ditë pasi një tjetër sulmuese vetëvrasëse ka hedhur veten në erë në qytetin Biu të shtetit Borno.

Në javët e fundit, Boko Harami ka organuzuar disa sulme edhe në vendet fqinje, si Kameruni, Nigeri dhe Çadi.

Boko Haram ka vrarë rreth 10,000 njerëz në Nigeri në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG