Ndërlidhjet

Jahjaga takoi presidenten e re kroate


Zagreb, 15 shkurt 2015.

Zagreb, 15 shkurt 2015.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten e sapozgjedhur të Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Presidentja Jahjaga e përgëzoi presidenten Grabar-Kitaroviq për zgjedhjen e saj si presidentja e parë grua në Republikën e Kroacisë, duke theksuar se Kosova dhe Kroacia kanë dëshmuar një evolucion të rëndësishëm politik dhe shoqëror”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Po sipas tij, Jahjaga ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë gëzuar një miqësi dhe partneritet mes institucioneve dhe qytetarëve të të dyja vendeve dhe marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike, të cilat duhet të forcohen tutje.

Grabar-Kitaroviq, në anën tjetër, ka falënderuar presidenten Jahjaga për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit, si dhe është zotuar se do të vazhdojë zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të ofrojë përkrahjen për procesin integrues euroatlantik të Kosovës.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG