Ndërlidhjet

Armëpushimi në Ukrainë ka vazhduar të mbahet në përgjithësi, edhe pas 24 orëve të hyrjes në fuqi.

Disa shkelje të shpërndara, megjithatë, janë raportuar, duke përfshirë granatimet e vazhdueshme përreth qytetit Debaltseve.

Të shtënat nga separatistët pro-rusë në Debaltseve mbeten pika kryesore e shqetësimit për armëpushim, pasi komandanti i rebelëve i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se forcat e tij mund të hapin zjarr në qytet dhe territorin përreth tij, pasi ai është “territori i tyre”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila është përgjegjëse për monitorimin e armëpushimit, ka thënë se separatistët kanë bllokuar vëzhguesit e saj nga hyrja në Debaltseve.

Zëdhënësi i OSBE-së, Michael Bociurkiw, ka thënë se shumica e shkeljeve të armëpushimit janë bërë përreth zonës së Debaltseves, por edhe pranë qyteteve që kontrollohen nga rebelët, Donjeck dhe Luhansk.

Shpërthime të rralla janë dëgjuar edhe jashtë qytetit Mariupol.

Ushtria e Ukrainës ka thënë se separatistët janë duke përdorur armë të ndryshme, përfshirë raketa Grad, për të sulmuar Debaltseven.

XS
SM
MD
LG