Ndërlidhjet

Italia shpëton mbi 2,100 migrantë


Ilustrim
Ilustrim

Roja bregdetare e Italisë ka shpërtuar mbi 2,100 migrantë nga anijet e pasigurta në Detin Mesdhe.

Shërbimet emergjente të Italisë kanë thënë se migrantët po vinin nga Libia dhe se janë nxjerrë nga 12 anije pranë ishullit të Italisë, Lampedusa.

Ministria e Transportit e Italisë ka thënë se disa roje bredetare janë kërcënuar nga persona të armatosur, që u janë afruar atyre me një motoskaf nga Libia.

Të armatosurit kanë detyruar italianët t’iu japin një anije që është përdorur nga migrantët.

Rreth 3,200 njerëz kanë vdekur në vitin 2014, derisa kanë bërë përpjekje të arrijnë në Itali me anije nga Afrika e Veriut.

XS
SM
MD
LG