Ndërlidhjet

logo-print

KS kërkon nga Huthi të dorëzojë pushtetin


Sana, Jemen

Sana, Jemen

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje rebelëve Huthi në Jemen që të dorëzojnë pushtetin dhe të negociojnë me qeverinë që kanë rrëzuar.

Përmes një rezolute të miratuar nga të 15 anëtarët, Këshilli ka kërkuar nga milicia Huthi që të tërheqë forcat e saj nga institucionet qeveritare, të lirojë presidentin Abd-Rabbo Mansur Hadi dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë nga arresti shtëpiak dhe të kenë besim në negociatat për zgjidhje të luftës për pushtet në Jemen.

Rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana në muajin shtator.

Ata kanë detyruar presidentin dhe qeverinë të japin dorëheqje, ndërsa kanë shpërndarë edhe parlamentin.

“Duhet të parandalojmë Jemenin nga rrëshqitja në humnerë”, ka thënë ambasadorja e Jemenit në OKB, Dina Kawar.

XS
SM
MD
LG