Ndërlidhjet

Egjipti sulmon caqet e IS-it


Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Ushtria e Egjiptit ka thënë se ka kryer sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik (IS) në Libi.

Kjo, pasi militatët e grupit ekstremist kanë publikuar një video që tregon 21 egjiptianë të krishterë me koka të prera.

Një zëdhënës i Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura ka thënë se sulmet ajrore kanë qëlluar kampet trajnuese të Shtetit Islamik dhe depotë e tyre të armëve.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka thënë se vendi i tij ka të drejtë të përgjigjet ndaj ekzekutimeve me prerje koke.

Të 21 të krishterët egjiptianë janë rrëmbyer në muajin dhjetor dhe janar në Libi, ku edhe kanë shkuar të punojnë.

Xhamia Al-Azhar e Kajros, e cila është edhe autoritet udhëheqës i Islamit sunit, ka thënë se ekzekutimet janë barbare dhe se nuk kanë të bëjnë me asnjë fe apo vlerë njerëzore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se vrasjet janë “të neveritshme” dhe “frikacake”.

XS
SM
MD
LG