Ndërlidhjet

Sulmuesi në Kopenhagë, i njohur për policinë


Sulmuesi i dyshuar në Kopenhagë
Sulmuesi i dyshuar në Kopenhagë

Policia daneze ka bërë të ditur se personi i armatosur, që besohet se ka sulmuar një debat për fjalën e lirë dhe një sinagogë në Kopenhagë, ka qenë 22 vjeç, i lindur në Danimarkë dhe i njohur për të për shkak të dhunës së mëparshme.

Personi i armatosur është vrarë në orët e para të së dielës nga polica në qarkun Norrebro të Kopenhagës.

Emri i tij nuk është konfirmuar.

Një regjisor filmi dhe një roje e sinagogës janë vrarë në dy sulmet e ndara.

Pesë policë janë plagosur po ashtu.

Policia beson se personi i armatosur ka vepruar i vetëm.

Ai ka qenë i njohur për të për shkak të lidhjeve me bandat kriminale dhe ka pasur disa dënime për vepra të dhunshme.

XS
SM
MD
LG