Ndërlidhjet

Kina kërkon marrëveshje nga Irani


Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, dhe homologu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif, në Teheran.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, dhe homologu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif, në Teheran.

Kina i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë marrëveshje me gjashtë fuqitë botërore në lidhje me programin e tij bërthamor, në mënyrë që Teherani të mund të fokusohet në zhvillimin e tij ekonomik.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, gjatë qëndrimit në Teheran, ka thënë se marrëveshja me Shtetet e Bashkuara, Kinën, Francën, Rusinë, Gjermaninë dhe Britaninë do t’i mundësonte Iranit që të ruajë “të drejtat ligjore” për përdorim të energjisë bërthamore dhe të lehtësojë sanksionet ekonomike ndërkombëtare kundër tij.

Irani dhe fuqitë botërore duhet të arrijnë një marrëveshje kornizë deri në fund të muajit mars, para se të bëjnë marrëveshjen finale deri më 30 qershor.

Wang, pas bisedimeve me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Kina shpreson që afatet nuk do të shtyhen përsëri.

Këto afate tashmë janë shtyrë dy herë.

XS
SM
MD
LG