Ndërlidhjet

Opozita ruse aplikon për protestë më 1 mars


Aleksei Navalny, një nga bashkorganizatorët e protestës së planifikuar.

Aleksei Navalny, një nga bashkorganizatorët e protestës së planifikuar.

Një koalicion i aktivistëve opozitarë rusë ka aplikuar tek autoritetet e Moskës për leje për të mbajtur protestë masive më 1 mars.

Një zyrtar i Lëvizjës Solidariteti ka thënë se, bazuar në ligjin rus, autoritetet kanë tri ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesës.

Protesta e planifikuar në Moskë po organizohet nga figurat udhëheqëse opozitare, përfshirë blogerin antikorrupsion, Aleksei Navalny, ish-zëvendëskryeministrin Boris Nemtsov, ish-kryeministrin Mikhail Kasyanov dhe ish-manjatin e burgosur, Mikhail Khodorkovsky.

Ata kanë për qëllim të protestojnë kundër luftës në Ukrainë, korrupsionit dhe përkeqësimit të gjendjes së ekonomisë ruse.

XS
SM
MD
LG