Ndërlidhjet

Sulmet në Kopenhagë, arrestohen dy veta


Kopenhagë
Kopenhagë

Policia në Danimarkë ka njoftuar për arrestimin e dy personave që besohet se kanë ndihmuar një tjetër person të armatosur, i cili ka vrarë dy njerëz në dy sulme në Kopenhagë, më 14 dhe 15 shkurt.

Policia nuk ka identifikuar të dyshuarit, por ka thënë se ata kanë ndihmuar përmes “këshillave dhe veprave”.

Policia në Kopenhagë ka vrarë të dyshuarin kryesor në orët e para të së dielës.

Policia nuk e ka identifikuar as atë, por mediat daneze kanë thënë se bëhet fjalë për Omar el-Hussein.

Autoritetet kanë thënë se personi në fjalë ka qenë i njohur për policinë dhe se mund të jetë frymëzuar nga ekstremizmi islamik.

Një regjisor danez është vrarë nga të shtënat e para në një debat për lirinë e shprehjes.

Sulmi i dytë ka ndodhur dhjetë orë më vonë pranë sinagogës kryesore të Kopenhagës, duke vrarë një hebre.

XS
SM
MD
LG