Ndërlidhjet

logo-print

Iraku po përgatitet për ofensivë në Mosul


Mosul

Mosul

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka thënë se forcat e armatosura të tij po përgatiten për një ofensivë, për rimarrjen e qytetit të Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

Abadi i ka thënë BBC-së se shpreson që Mosuli do të çlirohet deri në fund të vitit, me minimum të viktimave.

Mosuli, i cili ka qenë qytet me më shumë se një milion banorë, ka rënë në duart e militantëve ekstremistë qershorin e kaluar.

Abadi po ashtu ka thënë se gjatë muajve të parë në detyrë, ka qenë “pak i frustruar” me ndihmën e ngadalshme ndërkombëtare për luftën kundër Shtetit Islamik.

Por, në javët e fundit, ka shtuar ai, situata ka ndryshuar për të mirë.

XS
SM
MD
LG