Ndërlidhjet

BE zgjeron sanksionet për krizën në Ukrainë


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian ka futur në listën e sanksioneve edhe 19 individë dhe nëntë subjekte për, siç thuhet, minim apo kërcënim të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Në mesin e 19 personave që do t’iu ngrihen asetet dhe do të kenë ndalesa udhëtimi, janë zëvendësministrat rusë të Mbrojtjes, Arkady Bakhin dhe Anatoly Antonov.

BE-ja ka vendosur për zgjerimin e listës pas sulmeve të 24 janarit në qytetin Mariupol të Ukrainës, të cilat kanë lënë të vrarë së paku 29 persona.

Lista tani përfshin 151 individë dhe 37 subjekte nga Ukraina dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG