Ndërlidhjet

Moska kritikon sanksionet e reja të BE-së


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se sanksionet e reja të Bashkimit Evropian nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

Një zëdhënës i saj ka thënë se Moska do të përgjigjet në mënyrë “adekuate”.

Bashkimi Evropian ka zgjeruar sot listën e sanksioneve edhe me 19 individë dhe nëntë subjekte për, siç thuhet, minim apo kërcënim të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Në mesin e 19 personave që do t’iu ngrihen asetet dhe do të kenë ndalesa udhëtimi, janë zëvendësministrat rusë të Mbrojtjes, Arkady Bakhin dhe Anatoly Antonov.

BE-ja ka vendosur për zgjerimin e listës pas sulmeve të 24 janarit në qytetin Mariupol të Ukrainës, të cilat kanë lënë të vrarë së paku 29 persona.

XS
SM
MD
LG