Ndërlidhjet

Rama dhe Mustafa përurojnë tranzitin e përbashkët doganor


Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë pёruruar tranzitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё dyja vendeve në pikën e përbashkët doganore në Vërmicë.

Mustafa e ka cilësuar këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për të dy vendet. Sipas tij, nga kjo marrëveshje nuk përfitojnë vetëm bizneset, por edhe qytetarët.

Ndërkaq, kryeministri Rama ka thënë se marrëveshja njëson të dy anët e kufirit dhe zhduk burokracitë që shkaktojnë vonesa në dogana.

“Dy anët e kufirit kanë nevojë për këtë pikë shërbimi, jo për t'u vonuar po për ta pasur një pikë kalimi pa vonesa dhe kurrfarë pengese. Mjaftojnë vetëm pesë minuta për të kaluar”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, për të dyja shtetet do të ketë një zyrë të vetme kontrolli.

“Kufijtë janë pika bashkimi dhe jo ndarje, kjo ka qenë bindja jonë për bashkimin kombëtar dhe evropian me Kosovën”, ka theksuar Rama.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Financave i Shqipërisë, Shkëlqim Cani dhe drejtoresha e përgjithshme e Doganave Erisa Spiropali, e cila tha se do të shkurtohen ndjeshëm procedurat e kontrollit në kufi.

XS
SM
MD
LG