Ndërlidhjet

Luftime në Ukrainë, pavarësisht armëpushimit


Ukrainë

Ukrainë

Kievi ka bërë të ditur se forcat e tij ushtarake janë sulmuar 112 herë nga separatistët pro-rusë gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim që ka hyrë në fuqi më 15 shkurt.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, ka thënë se Ukraina është duke respektuar plotësisht armëpushimin dhe ka akuzuar, siç është shprehur, “terroristët nga Donjecku dhe Luhansku” për organizimin e sulmeve me artileri, morataja dhe raketa Grad.

Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës është cituar nga agjencia Reuters të ketë thënë se pesë pjesëtarë të personelit të sigurisë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur prejse armëpushimi ka hyrë në fuqi.

Edhe Kievi, edhe separatistët kanë thënë se nuk do të nisin me tërheqjen e armëve të rënda nga vija e frontit për shkak të sulmeve të vazhdueshme.

XS
SM
MD
LG