Ndërlidhjet

BE: Të shtënat në Ukrainë duhet të ndalojnë


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes për armëpushim në Ukrainë, duke thënë se “të shtënat duhet të ndalojnë”.

“Jemi duke përcjellë nga afër zbatimin e Marrëveshjes së Minskut, që, në masë të madhe, duket se po respektohet, pavarësisht një numri incidentesh”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

“Është e domosdoshme që armëpushimi të zbatohet plotësisht. Armëpushimi është armëpushim; të shtënat duhet të ndalojnë”, ka shtuar ajo.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi më 15 shkurt dhe duhet të pasohet me tërheqjen e armëve të rënda nga vija e frontit.

XS
SM
MD
LG