Ndërlidhjet

Gjykata ruse: Paraburgimi i Davydova, i paligjshëm


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata e qytetit të Moskës ka vendosur që arrestimi i Sveltana Davydova, një grua nga Vyazma e cila është arrestuar për tradhëti, është i paligjshëm.

Gjykata ka njoftuar të hënën se ndalimi fillestar i saj dhe caktimi i masës së paraburgimit, nga data 22 janar deri më 3 shkurt, ishte i paligjshëm.

Pas një proteste të mbajtur, nëna e shtatë fëmijëve ishte liruar më 3 shkurt ndërsa me vendimin e shqiptuar, ishte kufizuar në udhëtime deri në përfundim të gjykimit të saj.

Megjithatë gjykata nuk ka hequr dorë nga akuzat.

Avokatët mbrojtës të Sveltana Davydova, thanë se do të kërkojnë kompensim financiar nga qeveria për mbajtjen në paraburgim të saj në mënyrë të paligjshme.

Sveltana Davydova thuhet se i kishte telefonuar Ambasadës së Ukrainës në muajin prill, duke iu thënë atyre se ushtarët nga një bazë e afërt afër Vyazma në Rusi, po dërgohen në Ukrainë

XS
SM
MD
LG