Ndërlidhjet

Armenia kërkon tërheqjen e protokollit që e ka me Turqinë


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti armen Serzh Sarkisian ka kërkuar nga parlamenti që të heqë dorë nga protokolli për normalizimin e marrëdhënieve dhe vendosjen e mardhënieve diplomatike me Tuqrinë fqine.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, Sarkisian ka njoftuar se ka kërkuar nga kryesuesi i parlamentit, Galust Sahakian, që të heq dorë nga protokolli ngase sipas tij "qeveria turke nuk ka vullnet politik”.

Serzh Sarkisian tha poashtu se në prag të shënimit të 100 vjetorit të krimeve turke ndaj armenëve, politika e “mohimit dhe rishkikimit të historisë” e ka një shtytje të re në Ankara.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Armenisë janë tensionuar kohëve të fundit në lidhje me pretendimet e ndryshme të të dyja palëve rreth vrasjes masive të armenëve.

Protokolli për normallizimin e marrëdhënieve në mes të Yerevanit dhe Ankarasë është nënshkruar më 10 tetor të vitit 2009, në Cyrih të Zvicrës.

XS
SM
MD
LG