Ndërlidhjet

logo-print

Rebelët kërkojnë tërheqjen e ushtrisë nga Debaltseve


Ilustrim

Ilustrim

Rebelët pro-rusë kanë thënë se do ta hapin një korridor të sigurt për forcat e Ukrainës që gjenden brenda qytetit të rrethuar nga rebelët Debaltseve, me kusht që ata ta dorëzojnë territorin.

Oferta është refuzuar nga ushtria ukrainase.

Armëpushimi në lindje të Ukrainës ka hyrë në fuqi më 15 shkurt por në qytetin e kontrolluar nga qeveria, Debaltseve, ka pasur sërish luftime dhe mijëra trupa ukrainase kanë mbetur të bllokuar në qytet.

Eduard Basurin, një udhëheqës i vetshpallur i Donjeckut, i ka thënë sot agjencisë Reuters, se trupat ukrainase nuk do të dëmtohen në rast se ata i vendosin armët poshtë dhe në mënyrë të qetë e lëshojnë qytetin.

Zëdhënësi i Ushtrisë ukrainase, Vladislav Seleznyov, tha se trupat qeveritare nuk do të largohen, ngase ato janë të vendosura brenda qytetit mbi të cilin e ka kontrollin qeveria dhe kjo sipas tij, është konform marrëveshjes së Minskut.

XS
SM
MD
LG